Bona bite

In stock

Category: Brand:

Bona-Bite është një material për regjistrimin e kafshimit (bite registration) me bazë Vinyl Polysiloxane (VPS). Ofron fortësi të lartë auto polimerizimi, stabilitet dimensional të shkëlqyer dhe saktësi të lartë për regjistrime okluzale.

Materiali aplikohet lehtë me sistem automix dhe pritet lehtësisht pas ngurtesimit.

Karakteristikat

  • Material Vinyl Polysiloxane (VPS) me viskozitet mesatar.
  • Fortësi finale shumë e lartë  për stabilitet maksimal të regjistrimit.
  • Tiksotropi e lartë, që parandalon rrjedhjen dhe mundëson vendosje precize.
  • Stabilitet dimensional i shkëlqyer .
  • Nuk ngjitet (non-sticky), nuk krijon flluska ajri (void-free) dhe pritet lehtësisht pas ngurtësimit.

Indikacionet

  • Regjistrimi i saktë okluzal (bite registration).
  • Regjistrimet standarde të kafshimit në pozicionin terminal të okluzionit.
  • Regjistrimi needle-point (gothic arch).
  • Prodhimi i segmenteve të vogla të modeleve laboratorike.

Përdorimi

  • Vendosni tubetin në pistoletën 50 ml Automix dhe montoni majën përzierëse. Aplikoni materialin mbi sipërfaqet okluzale dhe kërkojini pacientit të mbyllë gojën në pozicionin e dëshiruar. Pas ngurtësimit intraoral, hiqni regjistrimin, kontrolloni saktësinë dhe, nëse është e nevojshme, shkurtoni materialin për përdorim laboratorik.
  •  Koha totale e punës është 30 sekonda, koha në gojë 45 sekonda dhe koha  totale auto polimerizim  /ngurtësimit 1 minutë e 15 sekonda.

Paketimi : 2 tubeta * 50 ml

Be the first to review “Bona bite”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reviews

There are no reviews yet.

Main Menu