Bright Flow Core është një kompozit i rrjedhshëm me polimerizim të dyfishtë (Dual Cure), i projektuar për rindërtimin e trungut të dhëmbit (core build-up) dhe cementimin e kunjave endodontike. Kombinon fotopolimerizimin me vetëpolimerizimin, duke siguruar ngurtësim të plotë edhe në zonat ku drita nuk depërton. Konsistenca e tij e rrjedhshme mundëson adaptim optimal me strukturën dentare dhe aplikim të saktë në procedurat restauruese.
Karakteristikat
- Kompozit i rrjedhshëm me Dual Cure (fotopolimerizues dhe vetëpolimerizues).
- Rrjedhshmëri optimale për adaptim të saktë me strukturën dentare.
- Rezistencë e lartë në përkulje
- Rezistencë e lartë në kompresion .
- Radiopak për identifikim të lehtë në radiografi.
- Aplikim direkt me sistem Automix për përzierje homogjene dhe dozë të kontrolluar.
Indikacionet
- Rindërtimi i trungut të dhëmbit (Core Build-Up).
- Cementimi i kunjave endodontike (Post Cementation).
Përdorimi
- Aplikoni materialin direkt në kavitet ose rreth kunjës endodontike.
- Fotopolimerizoni sipas nevojës; në zonat ku drita nuk arrin, materiali vazhdon vetëpolimerizimin deri në ngurtësim të plotë.
- Filloni preparimin e restaurimit pas përfundimit të polimerizimit. Koha e punës është 2 minuta, ndërsa koha totale e vetëpolimerizimit 3 minuta e 30 sekonda.
Paketim : 5ml









Reviews
There are no reviews yet.