Age Irrigimi Dentaflux janë gjilpëra sterile për irrigimin endodontik, të montuara në shiringa 3 ml, të projektuara për pastrimin dhe dezinfektimin efikas të kanaleve radikulare gjatë trajtimit endodontik.
Karakterstikat:
- Gjilpërë me majë të rrumbullakosur (pa bevel) për siguri më të lartë gjatë irrigimit.
- Dalje anësore (side-vent) për shpërndarje uniforme të solucionit përgjatë mureve të kanalit.
- Shiringë me kapacitet 3 ml.
- Gjilpëra të holla që lehtësojnë hyrjen në kanale të ngushta.
- Përkulen lehtësisht për akses më të mirë në zonat posteriorë.
- Sterile dhe të ambalazhuara individualisht për një përdorim.
Indikacionet:
- Irrigimin e kanaleve radikulare gjatë trajtimit endodontik.
- Pastrimin e mbetjeve organike dhe inorganike nga kanali.
- Aplikimin e solucioneve irriguese si hipokloriti i natriumit (NaOCl), EDTA, klorheksidina dhe solucione të tjera të përdorura në endodonci.
Përdorimi:
- Mbushni shiringën me solucionin irrigues të dëshiruar.
- Futeni gjilpërën në kanal pa ushtruar forcë dhe pa e bllokuar në apeks.
- Injektoni solucionin ngadalë dhe me presion të kontrolluar për të lejuar qarkullimin e solucionit.
- Pas përfundimit të procedurës, hidhni shiringën dhe gjilpërën, pasi janë produkte njëpërdorimëshe.
Paketim : 100 cope

Reviews
There are no reviews yet.