ALUSTAT GEL është një xhel hemostatik me 25% klorur alumini, i formuluar për kontrollin efektiv të hemoragjive gjatë procedurave dentare. Formula e tij siguron hemostazë të shpejtë dhe të kontrolluar, duke përmirësuar dukshmërinë e fushës operative dhe duke lehtësuar realizimin e procedurave restauruese, protetike, periodontale dhe kirurgjikale.
Karakteristikat
- Përmban 25% Aluminum Chloride.
- Veprim i shpejtë hemostatik.
- Redukton edemën dhe gjakderdhjen gingivale.
- Konsistenca në formë xheli siguron aplikim të saktë dhe kontroll të mirë.
- Shpëlahet lehtësisht pas përdorimit.
Indikacionet
- Ndalimi i gjakderdhjes së lehtë gingivale.
- Para marrjes së masave (impression) në protetikë.
- Gjatë vendosjes së fijeve të retraksionit gingival.
- Procedura restauruese dhe protetike.
- Kontrolli i gjakderdhjes gjatë trajtimeve periodontale dhe kirurgjike të vogla.
Përdorimi
- Vendosni aplikatorin njëpërdorimësh në shiringë.
- Aplikoni xhelin direkt mbi zonën me gjakderdhje.
- Lëreni të veprojë deri në 5 minuta, sipas nevojës.
- Shpëlajeni plotësisht me ujë përpara vazhdimit të procedurës dentare.
- Nëse është e nevojshme, aplikimi mund të përsëritet.
Paketim 5ml








Reviews
There are no reviews yet.