Aquafluor WP është një llak profesional fluoridik me bazë ujore, i formuluar për fluoridimin e smaltit dentar dhe trajtimin e ndjeshmërisë dentare. Pas aplikimit formon një shtresë mbrojtëse që çliron fluor gradualisht deri në 24 orë, duke favorizuar remineralizimin e smaltit dhe mbrojtjen kundër kariesit.
Karakteristikat
- Llak fluoridik me bazë ujore.
- Përmban 0.15% fluor të pastër.
- Ndihmon në remineralizimin e smaltit.
- Redukton ndjeshmërinë dentare.
- Nuk kërkon përzierje para përdorimit.
Indikacionet
- Fluoridimin profesional të smaltit tek pacientët e të gjitha moshave .
- Parandalimin e kariesit.
- Trajtimin e ndjeshmërisë dentare.
- Remineralizimin e smaltit pas procedurave klinike.
Përdorimi
- Pastroni dhe thani sipërfaqet dentare që do të trajtohen
- Aplikoni një sasi të vogël të Aquafluor WP dhe shpërndani në mënyrë të barabartë
- Lëreni të veprojë 1–2 minuta
- Hiqet teprica me pecetë sterile ose shpëlahet
Paketim: 20ml



Reviews
There are no reviews yet.