BioRoot Seal – IL-CHUNG Dental

In stock

Categories: , Brand:

Cement endodontik bioceramik për obturimin e kanaleve radikulare

BioRoot Seal është një cement endodontik bioceramik me bazë silikati kalciumi dhe zirkoni, për mbushjendhe vulosjen përfundimtare të kanaleve radikulare në kombinim me gutaperkën.

Materiali karakterizohet nga biokompatibiliteti, bioaktiviteti, stabiliteti dimensional dhe aftësia e lartë vulosëse. Formula e parapërgatitur, e gatshme për përdorim, eliminon nevojën për përzierje manuale dhe mundëson aplikim të drejtpërdrejtë përmes shiringës me maja speciale endodontike.

Indikacionet

  • Obturimi përfundimtar i kanaleve radikulare:
  • Në kombinim me kone gutaperke, pas përgatitjes dhe dezinfektimit endodontik.
  • Për mbylljen e hapësirave të sistemit kompleks të kanaleve radikulare.
  • Obturimi i hapësirës pulpare: Pas përfundimit të trajtimit konvencional endodontik.

Karakteristikat kryesore

  • Përbërje bioceramike
  • Biokompatibilitet
  • Bioaktivitet: Veti bioaktive të larta
  • Aftësi e lartë vulosëse: Siguron përshtatje dhe mbyllje të hapësirave ndërmjet gutaperkës dhe mureve të kanalit radikular.
  • Stabilitet dimensional: Ndihmon në ruajtjen e integritetit të obturimit.
  • Formulë e parapërgatitur.

Mënyra e përdorimit

Kryhet preparimi mekanik, pastrimi dhe dezinfektimi i kanalit radikular sipas protokollit standard endodontik.

Kanali thahet me kone letre sterile.

Vendoset dhe fiksohet maja njëpërdorimëshe në shiringën BioRoot Seal.

Maja futet në kanal dhe tërhiqet gradualisht gjatë shpërndarjes së materialit, duke shmangur formimin e flluskave të ajrit dhe tejmbushjen përtej apeksit.

Vendoset koni i gutaperkës për përfundimin e mbushjes së kanalit radikular.

Largohet materiali i tepërt nga kaviteti i aksesit.

Verifikohet obturimi me radiografi, nëse është e nevojshme.

Nëse mbetet material, shiringa mbyllet dhe vendoset në qesen me mbyllje hermetike.

Paketim : Shiring 2 gr

Be the first to review “BioRoot Seal – IL-CHUNG Dental”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reviews

There are no reviews yet.

Main Menu

BioRoot Seal – IL-CHUNG Dental

BioRoot Seal – IL-CHUNG Dental