Bright flow core

In stock

Category: Brand:

Bright Flow Core është një kompozit i rrjedhshëm me polimerizim të dyfishtë (Dual Cure), i projektuar për rindërtimin e trungut të dhëmbit (core build-up) dhe cementimin e kunjave endodontike. Kombinon fotopolimerizimin me vetëpolimerizimin, duke siguruar ngurtësim të plotë edhe në zonat ku drita nuk depërton. Konsistenca e tij e rrjedhshme mundëson adaptim optimal me strukturën dentare dhe aplikim të saktë në procedurat restauruese.

Karakteristikat

  • Kompozit i rrjedhshëm me Dual Cure (fotopolimerizues dhe vetëpolimerizues).
  • Rrjedhshmëri optimale për adaptim të saktë me strukturën dentare.
  • Rezistencë e lartë në përkulje
  • Rezistencë e lartë në kompresion .
  • Radiopak për identifikim të lehtë në radiografi.
  • Aplikim direkt me sistem Automix për përzierje homogjene dhe dozë të kontrolluar.

Indikacionet

  • Rindërtimi i trungut të dhëmbit (Core Build-Up).
  • Cementimi i kunjave endodontike (Post Cementation).

Përdorimi

  • Aplikoni materialin direkt në kavitet ose rreth kunjës endodontike.
  • Fotopolimerizoni sipas nevojës; në zonat ku drita nuk arrin, materiali vazhdon vetëpolimerizimin deri në ngurtësim të plotë.
  • Filloni preparimin e restaurimit pas përfundimit të polimerizimit. Koha e punës është 2 minuta, ndërsa koha totale e vetëpolimerizimit 3 minuta e 30 sekonda.

Paketim : 5ml

Be the first to review “Bright flow core”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reviews

There are no reviews yet.

Main Menu