Bright Temporary C&B është një material kompozit vetëpolimerizues, me bazë bis-akrilike, i projektuar për realizimin e restaurimeve provizore me estetikë të lartë dhe rezistencë të shkëlqyer mekanike. Sistemi Automix siguron përzierje homogjene, aplikim të lehtë dhe rezultate të qëndrueshme klinike.
Karakteristikat
- Material bis-akrilik vetëpolimerizues me sistem Automix.
- Kontraksion i ulët gjatë polimerizimit për përshtatje margjinale të saktë.
- Temperaturë e ulët gjatë ngurtësimit (<40°C), duke mbrojtur indet dentare.
- Rezistencë e lartë mekanike dhe qëndrueshmëri ndaj frakturave.
- Estetikë e shkëlqyer, sipërfaqe e lëmuar dhe lustër e lehtë.
- Fazë elastike optimale që lehtëson heqjen dhe përpunimin e restaurimit.
- I disponueshëm në nuancat A1/ A2 për përshtatje natyrale me dhëmbët.
Indikacionet
- Kurora provizore.
- Ura provizore.
- Inlay dhe onlay provizore.
- Faseta provizove.
- Restaurime provizore për procedura protetike dhe implantologjike.
Përdorimi
- Vendoseni paketimin në pistoletën Automix dhe montoni majën përzierëse.
- Aplikoni materialin në matric ose indeksin e përgatitur.
- Vendoseni mbi preparimin dentar dhe prisni fazën elastike.
- Hiqeni restaurimin, përfundoni polimerizimin jashtë gojës dhe kryeni konturimin, përfundimin dhe lustrimin përpara cementimit provizor.
Paketim: 7.5 g









Reviews
There are no reviews yet.