CHLORAXID 5.25% është një solucion profesional me hipoklorit natriumi (NaOCl) për shpëlarjen dhe dezinfektimin e kanaleve të rrënjës gjatë trajtimit endodontik. Gjatë preparimit mekanik të kanalit, ai ndihmon në tretjen e indeve organike, largimin e mbetjeve të pulpës nekrotike dhe pastrimin efektiv të sistemit të kanaleve para obturimit.
Karakteristikat
- Përmban 5.25% hipoklorit natriumi (klor aktiv).
- Veprim i fuqishëm antimikrobial.
- Tret në mënyrë efektive indet organike dhe mbetjet pulpare.
- Pastron kanalet dhe ekspozon tubulat dentinare.
- I përshtatshëm për irrigim gjatë gjithë procedurës endodontike.
- Disponohet me adaptor dhe dispenser për mbushje të lehtë të shiringës.
Indikacionet
- Shpëlarja e kanaleve të rrënjës gjatë trajtimit endodontik.
- Tretja e mbetjeve të pulpës vitale dhe nekrotike.
- Dezinfektimi i sistemit të kanaleve.
- Largimi i smear layer (në kombinim me solucionet përkatëse sipas protokollit klinik).
- Përgatitja e kanalit për obturim.
Përdorimi
- Aplikohet në kanal me shiringë Luer-Lock dhe gjilpërë endodontike me majë të mbyllur dhe dalje anësore.
- Irrigimi duhet të kryhet me presion të kontrolluar për të shmangur ekstrudimin e solucionit përtej apeksit.
- Gjatë trajtimit rekomandohet përdorimi i sasive të mjaftueshme të solucionit (rreth 10 ml për kanal, sipas nevojës klinike), pasi hipokloriti inaktivohet në kontakt me indet organike.
Paketim : 400 g







Reviews
There are no reviews yet.