Dentaflux etching gel 37% (67 g shiringë)

In stock

Category: Brand:

Dentaflux Etching Gel 37% është një xhel gravues me 37% acid fosforik, i projektuar për kondicionimin e smaltit dhe dentinës para procedurave restauruese dhe adezive. Formula e tij  siguron aplikim të kontrolluar dhe preciz, duke përmirësuar mikroretencionin e sipërfaqes dentare dhe forcën e lidhjes së materialeve restauruese.

Karakterstikat:

  • Xhel gravues me 37% acid fosforik për gravimin e smaltit dhe kondicionimin e dentinës.
  • Konsistencë tiksotropike që parandalon rrjedhjen dhe mundëson vendosje të saktë vetëm në zonën e dëshiruar.
  • Ngjyrë blu për kontroll të mirë vizual gjatë aplikimit.
  • Shpëlahet lehtësisht me ujë pa lënë mbetje .
  • Pajiset me maja aplikuese precize që garanton fiksim të sigurt dhe aplikim të kontrolluar.

Indikacionet:

  • Gravimi I smaltit dhe dentinës para aplikimit të sistemeve adezive.
  • Çimentimin e braketeve ortodontike.
  • Çimentime adezive të inlay, onlay, veneer, kurorave dhe restaurimeve indirekte prej kompoziti ose qeramike.\

Përdorimi:

  • Izoloni dhe pastroni sipërfaqen dentare
  • Aplikoni Dentaflux Etching Gel 37% vetëm në zonën që do të gravohet, duke përdorur majën aplikuese.
  • Lëreni të veprojë:
  • 15–30 sekonda në smalt.
  • 10–15 sekonda në dentinë (nëse përdoret teknika total-etch).
  • Shpëlajeni me ujë për të paktën 10–15 sekonda
  • Thani lehtë sipërfaqen (pa dehidratuar dentinën)
  • Vazhdoni me aplikimin e sistemit adeziv sipas udhëzimeve të prodhuesit.

 

Be the first to review “Dentaflux etching gel 37% (67 g shiringë)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reviews

There are no reviews yet.

Main Menu

Dentaflux etching gel 37% (67 g shiringë)

Dentaflux etching gel 37% (67 g shiringë)