DUROSIL L Putty është material për marrjen e masave dentare me bazë C-Silicone (silikon me kondensim) dhe me viskozitet të lartë. Është projektuar për të siguruar riprodhim të saktë të detajeve, stabilitet dimensional dhe rezistencë të lartë pas ngurtësimit.
Karakteristikat
- Konsistencë Putty me viskozitet të lartë
- Riprodhim shumë i mirë i detajeve anatomike
- Fortësi e lartë pas ngurtësimit
- Rezistencë e lartë ndaj kompresimit
- Rikuperim nga deformimi >98%
- Ndryshim dimensional linear pas 24 orësh <0.2%
- Karakteristika hidrofile
- Përzierje dhe manipulim i lehtë
- Aromë neutrale dhe ngjyrë vjollcë.
- Përdoret në kombinim me materialin DUROSIL S për teknikën Putty-Wash.
Indikacionet
- Marrja e masave paraprake dhe përfundimtare.
- Teknikat Putty-Wash (dy faza).
- Punime fikse dhe të lëvizshme protetike.
- Kurora, ura, inlay, onlay dhe restaurime indirekte.
Përdorimi
- Merret sasia e nevojshme e DUROSIL L Putty me lugën matëse dhe nivelohet materiali.
- Për çdo lugë matëse DUROSIL L përdoren 2 shirita Paste Hardener, secili me gjatësi afërsisht sa diametri i lugës matëse (rreth 4 cm).
- Materiali dhe katalizatori përzihen për rreth 30 sekonda, derisa të arrihet një masë homogjene. Materiali i përgatitur vendoset në lugën e mases dhe përdoret sipas
teknikës së zgjedhur.
Të dhëna teknike
Koha e përzierjes: 30 sekonda
Koha totale e punës: 1 min 15 sek
Koha në gojë: 3 min 15 sek
Koha e ngurtësimit: 4 min 30 sek
Ndryshimi dimensional linear pas 24 h: <0.2%
PAKETIM 900ML







Reviews
There are no reviews yet.