HEY TEC-Bulk UD është një kompozit Bulk Fill fotopolimerizues, radiopak dhe me viskozitet universal, i projektuar për restaurime direkte të sektorit posterior dhe te qumeshtit. Lejon vendosjen e materialit në shtresa të trasha deri në 4 mm, duke reduktuar kohën klinike pa kompromentuar rezistencën mekanike dhe estetikën.
Karakteristikat
- Kompozit Bulk Fill fotopolimerizues dhe radiopak.
- Vendosje në shtresa deri në 4 mm me një aplikim.
- Tkurrje e ulët gjatë polimerizimit.
- Rezistencë e lartë .
- Adaptim i shkëlqyer në muret e kavitetit.
- Konsistencë universale për modelim të lehtë.
- Disponohet ne nje nuance per te githa perdorimet (UD – Universal Dentin), pasi “Efekti Kameleon” ndikon ne cilesite estetike te restaurimit perfundimtar.
Indikacionet
- Restaurime direkte të Klasës I dhe II.
- Restaurime në dhëmbët posteriorë te perhershem dhe te qumeshtit.
- Zëvendësimi i restaurimeve ekzistuese.
- Restaurime ku kërkohet teknikë Bulk Fill për reduktimin e kohës së punës.
Përdorimi
- Përgatitni kavitetin dhe aplikoni sistemin adeziv sipas protokollit.
- Vendosni materialin direkt në kavitet në shtresa deri në 4 mm.
- Fotopolimerizoni sipas rekomandimeve të prodhuesit.
- Përfundoni restaurimin me konturim dhe lustrim.
Paketim : Shiringë 2 g









Reviews
There are no reviews yet.