HEYTEC-Flow-V është një kompozit flow i gjeneratës së re, fotopolimerizues dhe radiopak, i projektuar për restaurime direkte, lining të kaviteteve dhe vulosjen e fisurave. Karakterizohet nga rrjedhshmëri optimale dhe viskozitet i kontrolluar, duke siguruar adaptim të shkëlqyer në muret e kavitetit dhe restaurime të sakta.
Karakteristikat
- Kompozit flow fotopolimerizues dhe radiopak.
- Kombinon rrjedhshmëri dhe viskozitet optimal për kontroll maksimal gjatë aplikimit.
- Adaptim i saktë në kavitete komplekse.
- Restaurime estetike dhe rezistente.
- Biokompatibilitet i lartë.
- I disponueshëm në nuancat : A1, A2, A3
Indikacionet
- Restaurime direkte të klasave III, IV dhe V.
- Restaurime të vogla të klasave I dhe II.
- Lining (bazë e hollë) i kaviteteve.
- Vulosja e fisurave (Fissure Sealant).
- Riparimi i defekteve të vogla të restaurimeve me kompozit.
Përdorimi
- Përgatitni kavitetin dhe aplikoni sistemin adeziv sipas protokollit.
- Aplikoni materialin në shtresa maksimumi 1 mm.
- Fotopolimerizoni çdo shtresë veçmas.
- Koha e polimerizimit:
- 20 sekonda
- Përfundoni restaurimin me konturim dhe lustrim.
Paketim: shiringë 2g









Reviews
There are no reviews yet.