Heytec-Flow-V

In stock

Category: Brand:

HEYTEC-Flow-V është një kompozit flow i gjeneratës së re, fotopolimerizues dhe radiopak, i projektuar për restaurime direkte, lining të kaviteteve dhe vulosjen e fisurave. Karakterizohet nga rrjedhshmëri optimale dhe viskozitet i kontrolluar, duke siguruar adaptim të shkëlqyer në muret e kavitetit dhe restaurime të sakta.

Karakteristikat

  • Kompozit flow fotopolimerizues dhe radiopak.
  • Kombinon rrjedhshmëri dhe viskozitet optimal për kontroll maksimal gjatë aplikimit.
  • Adaptim i saktë në kavitete komplekse.
  • Restaurime estetike dhe rezistente.
  • Biokompatibilitet i lartë.
  • I disponueshëm në nuancat : A1, A2, A3

Indikacionet

  • Restaurime direkte të klasave III, IV dhe V.
  • Restaurime të vogla të klasave I dhe II.
  • Lining (bazë e hollë) i kaviteteve.
  • Vulosja e fisurave (Fissure Sealant).
  • Riparimi i defekteve të vogla të restaurimeve me kompozit.

Përdorimi

  • Përgatitni kavitetin dhe aplikoni sistemin adeziv sipas protokollit.
  • Aplikoni materialin në shtresa maksimumi 1 mm.
  • Fotopolimerizoni çdo shtresë veçmas.
  • Koha e polimerizimit:
    1. 20 sekonda
  • Përfundoni restaurimin me konturim dhe lustrim.

Paketim: shiringë 2g 

Be the first to review “Heytec-Flow-V”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reviews

There are no reviews yet.

Main Menu