JOST PGA

In stock

Category: Brand:

JOST PGA është një suturë kirurgjikale sintetike, sterile dhe e absorbueshme, e prodhuar nga Polyglycolic Acid (PGA). Është e gërshetuar dhe e veshur për kalim të butë nëpër inde, duke ofruar manipulim të lehtë, siguri të lartë të nyjës dhe reagim minimal të indeve. Disponohet me gjilpërë Taper Point ose Reverse Cutting, sipas nevojave të procedurës kirurgjikale.

Karakteristikat

  • Suturë sintetike e absorbueshme me Polyglycolic Acid (PGA).
  • Fleksibilitet dhe manipulim i shkëlqyer.
  • Siguri e lartë e nyjës.
  • Taper Point: Majë e rrumbullakët për depërtim atraumatik në inde të buta.
  • Reverse Cutting: Teh prerës në pjesën e jashtme të gjilpërës për depetim të lehtë në gingivë dhe inde fibroze, me rrezik më të ulët të çarjes së indeve.
  • Disponohet në madhësi të ndryshme (USP 3-0, 4-0, 5-0)
  • Ruan forcën tërheqëse gjatë fazës fillestare të shërimit.
  • Absorbim progresiv me hidrolizë.
  • Absorbim i plotë zakonisht brenda 60–90 ditëve.

Indikacionet

  • Kirurgji orale.
  • Implantologji.
  • Periodontologji.
  • Mbyllja e plagëve të mukozës dhe gingivës.
  • Procedura të kirurgjisë dentare dhe maksilofaciale.

Mënyra e përdorimit

  • Zgjidhni madhësinë dhe llojin e gjilpërës (Taper Point ose Reverse Cutting) sipas procedurës kirurgjikale.
  • Aplikoni suturën duke përdorur teknikën e duhur kirurgjikale.
  • Lidhni nyje të sigurta për mbyllje stabel të plagës.
  • Nuk kërkon heqje, pasi absorbohet gradualisht në organizëm.

Paketim 12 cope

Be the first to review “JOST PGA”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reviews

There are no reviews yet.

Main Menu