SILAN është një agjent lidhës me bazë silane hidrolizues, i projektuar për trajtimin e sipërfaqeve qeramike dhe porcelanike pas kondicionimit me acid hidrofluorik. Ai krijon një lidhje kimike ndërmjet restaurimit qeramik dhe materialeve rezinoze, duke rritur ndjeshëm forcën dhe qëndrueshmërinë e aderimit.
Karakteristikat
- Rrit ndjeshëm forcën e lidhjes ndërmjet porcelanit dhe kompozitit.
- Formon një shtresë të qëndrueshme lidhëse në sipërfaqen qeramike.
- Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë.
- Përmirëson jetëgjatësinë e restaurimeve indirekte.
- I përshtatshëm për përdorim në laborator dhe në klinikë.
Indikacionet
- Trajtimi i fasetave prej porcelani.
- Kurora dhe ura qeramike.
- Inlay dhe onlay qeramike.
- Riparimi intraoral dhe ekstraoral i restaurimeve qeramike.
- Përdoret pas gravimit të porcelanit dhe para aplikimit të sistemit adeziv ose cementit rezinoz.
Përdorimi
- Pergatisni sipërfaqen e porcelanit me Yellow Porcelain Etch 9.5% HF sipas udhëzimeve.
- Shpëlajeni mirë dhe thani plotësisht restaurimin.
- Aplikoni një shtresë të hollë SILAN mbi sipërfaqen e gravuruar.
- Lëreni të veprojë për rreth 60 sekonda.
- Vazhdoni me aplikimin e sistemit te bondimit
- ose cementit rezinoz.
Paketim: 20 ml

Reviews
There are no reviews yet.