Smart Retraction Paste është një pastë për retraksion gingival dhe hemostazë, me 25% Aluminum Chloride, e projektuar për të kontrolluar gjakderdhjen e lehtë dhe për të larguar përkohësisht gingivën nga sipërfaqja e dhëmbit gjatë procedurave restauruese dhe marrjes së masave. Formula në formë paste siguron aplikim të kontrolluar dhe hiqet lehtësisht me ujë.
Karakteristikat
- Përmban 25% Aluminum Chloride me veprim të fuqishëm hemostatik dhe astringjent.
- Siguron retraksion të menjëhershëm të gingivës.
- Efekti zgjat rreth 20–30 minuta.
- Nuk përmban Ferric Sulfate, ndaj nuk shkakton njollosje të indeve gingivale.
- Konsistenca e pastës nuk lejon rrjedhje dhe mundeson nje aplikim të saktë.
- Shpëlahet lehtësisht me ujë pas përdorimit.
- Ngjyra transparente (Clear)
Indikacionet
- Retraksion gingival para marrjes së masave (impression).
- Kontrolli i gjakderdhjes kapilare gingivale.
- Procedurat restauruese dhe protetike.
- Përgatitja për kurora, ura dhe veneer.
- Trajtimi i lezioneve cervikale dhe kaviteteve Klasa II.
Përdorimi
- Aplikoni pastën në sulkusin gingival me majën aplikuese.
- Lëreni të veprojë sipas nevojës klinike për të arritur hemostazën dhe retraksionin.
- Pas procedurës, shpëlajeni plotësisht me ujë dhe vazhdoni me marrjen e masës ose restaurimin.
Paketim : 3*6 g shiringe









Reviews
There are no reviews yet.