YELLOW PORCELAIN ETCH është një xhel gravues me 9.5% acid hidrofluorik (HF), i projektuar për kondicionimin e sipërfaqeve porcelanike para cementimit ose riparimit të restaurimeve protetike. Gravimi krijon një sipërfaqe mikrorretentive që rrit ndjeshëm forcën e lidhjes me silanin dhe sistemet adezive.
Karakteristikat
- Përmban 9.5% acid hidrofluorik.
- Krijon mikroretencion optimal në sipërfaqen e porcelanit.
- Përmirëson ndjeshëm aderimin e silanit dhe kompozitit.
- Xhel me viskozitet të lartë për aplikim të kontrolluar.
Ngjyra e verdhë rrit dukshmërinë gjatë aplikimit.
Indikacionet
- Gravimi i fasetave prej porcelain,i kurorave dhe urave qeramike.
- Riparimi intraoral dhe ekstraoral i restaurimeve protetike prej porcelani para aplikimit të silanit dhe procedures se bondimit.
Përdorimi
- Izoloni fushën operative
- Vendosni aplikatorin në shiringë.
- Aplikoni një shtresë të hollë xheli mbi sipërfaqen e porcelanit të pastruar dhe të tharë.
- Lëreni të veprojë për 60 sekonda.
- Shpëlajeni me ujë dhe thani plotësisht sipërfaqen.
- Aplikoni Silant sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe më pas vazhdoni me sistemin adeziv.
Paketim: 2 ml








Reviews
There are no reviews yet.